Pamje nga vendi i ngjarjes ku vdiq një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë
Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë, ku një person u gjet pa shenja jete në sheshin “Bill Klinton” në kryeqytet. Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci. Ai tha se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në…

Lajme
Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë, ku një person u gjet pa shenja jete në sheshin “Bill Klinton” në kryeqytet.
Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.
Ai tha se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai./Lajmi.net/