E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë, ku një person u gjet pa shenja jete në sheshin “Bill Klinton” në kryeqytet. Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci. Ai  tha se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në…

Lajme

05/03/2025 19:24

Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë, ku një person u gjet pa shenja jete në sheshin “Bill Klinton” në kryeqytet.

Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.

Ai  tha se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai./Lajmi.net/