Asnjë ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për vlefshmërinë e 21 fletëvotimeve
Edhe një ditë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që 21 fletevotime të vlerësohen si vlefshme dhe të përfshihen në rezultati përfundimtar pas ankeses së Lëvizjes Vetevendosje, në Gjykatën Supreme deri me tani nuk është dorëzuar asnjë ankesë rreth këtij vendimi. Këtë e tha për RTV21 zëdhënësja e gjykatës, Antigona Uka-Lutfiu. “Lidhur me kerkesen tuaj, ju njoftoj se bazuar ne informacionetnga Zyra per Menaxhimin e Lendeve, Gjykata Supreme nuk ka pranuar ankese ndaj vendimit te PZAP-se, te cilit i referoheni”, tha për RTV21 Antigona Uka-Lutfiu, udhëheqëse e Zyrës përInformim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Supreme. Një ditë më parë përfaqësues të KQZ-së thanë se do të presinafatin 48 orësh për ankesa ndaj vendimit të PZAP-së…

Lajme
Edhe një ditë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që 21 fletevotime të vlerësohen si vlefshme dhe të përfshihen në rezultati përfundimtar pas ankeses së Lëvizjes Vetevendosje, në Gjykatën Supreme deri me tani nuk është dorëzuar asnjë ankesë rreth këtij vendimi.
Këtë e tha për RTV21 zëdhënësja e gjykatës, Antigona Uka-Lutfiu.
“Lidhur me kerkesen tuaj, ju njoftoj se bazuar ne informacionetnga Zyra per Menaxhimin e Lendeve, Gjykata Supreme nuk ka pranuar ankese ndaj vendimit te PZAP-se, te cilit i referoheni”, tha për RTV21 Antigona Uka-Lutfiu, udhëheqëse e Zyrës përInformim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Supreme.
Një ditë më parë përfaqësues të KQZ-së thanë se do të presinafatin 48 orësh për ankesa ndaj vendimit të PZAP-së për të zbatuar këtë vendim rrjedhimisht edhe të shpallen rezultatet përfundimtare, shpallja e të cilave ende nuk dihet se kur do të bëhet.