UEFA delegon Rita Vehapin si gjyqtare kryesore në ndeshjen e Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg – Kazakistan

UEFA delegon Rita Vehapin si gjyqtare kryesore për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg – Kazakistan. Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emile Matrisch” në Esch-sur-Alzette, gjyqtarën Vehapi do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Fitore Govori, ndërsa gjyqtarja e katërt do të jetë Festin…

Sport

20/02/2025 14:43

UEFA delegon Rita Vehapin si gjyqtare kryesore për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg – Kazakistan.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emile Matrisch” në Esch-sur-Alzette, gjyqtarën Vehapi do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Fitore Govori, ndërsa gjyqtarja e katërt do të jetë Festin Koxha.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, më 21 shkurt, me fillim në orën 19:30. /Lajmi.net/