FC Ballkani zgjidhet klubi më i mirë i vitit nga FFK

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani është zgjedhur klubi më i mirë i vitit. Ky çmim është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në ceremoninë “Laureatët 2024”. “Një vit i jashtëzakonshëm klubi është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Klubi më i mirë i vitit 2024″, pas triumfeve të mëdha duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën…

Sport

20/12/2024 19:15

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani është zgjedhur klubi më i mirë i vitit.

Ky çmim është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në ceremoninë “Laureatët 2024”.

“Një vit i jashtëzakonshëm klubi është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Klubi më i mirë i vitit 2024″, pas triumfeve të mëdha duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën e Kosovës gjatë këtij viti”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ballkani e fitoi Superligën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës në maj të këtij viti, derisa shkoi deri në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Ballkani është tri herë fitues i Superligës së Kosovës. /Lajmi.net/