Gjesti dhe Egli kthejnë përsëri në diskutim nishanin e saj: Gjëja më e shpifur që kam parë

Spektakli i së martës ka sjellë një moment mjaft të tensionuar dhe të diskutueshëm, kur Gjesti u kritikua ashpër nga banorët dhe publiku për komentet e tij të papërshtatshme ndaj një nishani që Eglit ka në këmbë. Kjo ka bërë që situata mes tyre të përkeqësohet dhe të krijohet një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.…

ShowBiz

04/03/2025 23:52

Spektakli i së martës ka sjellë një moment mjaft të tensionuar dhe të diskutueshëm, kur Gjesti u kritikua ashpër nga banorët dhe publiku për komentet e tij të papërshtatshme ndaj një nishani që Eglit ka në këmbë.

Kjo ka bërë që situata mes tyre të përkeqësohet dhe të krijohet një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.

Në klipin e javës, i transmetuar gjatë spektaklit, Gjesti mund të shihej duke i thënë Eglit të largohej nga ai, duke kërkuar që t’i hiqte qimet e nishanit të saj, pasi sipas tij, ai po i vinte ndot.

“Nuk kam parë gjë më të shpifur”. ishte shprehur ai në dhomë, ndërkohë që gjatë natës, ai i kishte kthyer shpinën Eglit vetëm për të shmangur kontaktin fizik, në mënyrë që ajo të mos e prekte për shkak të nishanit.

Kjo deklaratë dhe veprim i tij ka shkaktuar një reagim të fortë nga ana e banorëve, të cilët e kanë kritikuar ashpër për mungesë edukate dhe për fyerjen që ka shkaktuar.

Nga ana tjetër, Egli ka reaguar në mënyrë emocionale, duke përfunduar në lot për shkak të fjalëve të tij.

Ajo u shpreh se ndihej e dëmtuar dhe e fyer nga komentet e tij, duke theksuar se ishte një moment shumë i dhimbshëm për të, pasi nishani i saj ishte një pjesë natyrale e trupit dhe asnjëherë nuk kishte menduar se mund të shkaktonte një reagim të tillë.

Gjesti ka vendosur të mos e komentoj më këtë situatë.