Daulle e valle në Rahovec se lindi djalë, infermieret në orar të punës iu bashkohen në valle

Në Qendrat e Mjekësisë Familjare e Spitale, jemi mësuar të shohim e dëgjojmë ankesa shëndetësore, persona që humbin më të dashurit e tyre e në raste të tjera edhe persona që dalin të lumtur nga aty pasi janë shëruar apo kanë sjell një jetë të re. Një lindje e re në Rahovec, ka sjell daulle…

Lajme

04/03/2025 23:07

Në Qendrat e Mjekësisë Familjare e Spitale, jemi mësuar të shohim e dëgjojmë ankesa shëndetësore, persona që humbin më të dashurit e tyre e në raste të tjera edhe persona që dalin të lumtur nga aty pasi janë shëruar apo kanë sjell një jetë të re.

Një lindje e re në Rahovec, ka sjell daulle e valle brenda objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Shumë familjarë e përveç tyre edhe infermiere filluan vallen derisa objekti po ushtonte nga zhurma e madhe e valleve. Infermieret bile ishin edhe në orar të punës.

Nga një video që është publikuar, disa media lokale raportojnë se kjo festë erdhi pasi një familjeje i kishte lindur një djal pasi kishte pesë vajza.

Infermieret të cilat do të duheshin të ishin duke trajtuar pacientët, shihen në video duke iu bashkuar “gëzimit” familjar. /Lajmi.net/ 

Video: