Kryeziu: Kurti me refuzimin për dëshmi në Prokurori e ka goditur veten dhe Kosovën

Ish gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se Gjykata dhe Prokuroria e Kosovës nga tani do t’i ashpërsojë veprimet ligjore, problemi sipas tij është Kurti. Sipas tij Kurti me refuzimin për dëshmi në Prokurori e ka goditur veten dhe Kosovën. “Gjykatat në momente të caktuara duhet të vetë përmbahen nëse e konsideron se…

Lajme

04/03/2025 22:38

Ish gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se Gjykata dhe Prokuroria e Kosovës nga tani do t’i ashpërsojë veprimet ligjore, problemi sipas tij është Kurti.

Sipas tij Kurti me refuzimin për dëshmi në Prokurori e ka goditur veten dhe Kosovën.

“Gjykatat në momente të caktuara duhet të vetë përmbahen nëse e konsideron se efektet publike janë shumë të këqia dhe pasojat. Gjykata dhe Prokuroria jonë është vetë përmbajtur sa kanë qenë zgjedhjet, tash sipas mendimit tim duhet mu vetë përmbajtë derisa të konsideohet parlamenti dhe pastaj me marrë veprime. Veprimet tash që mirren nuk janë veprime më të buta, veprimet ligjore pastaj vinë duke u ashpërësuar dhe është problem i kryeministrit. Kryeministri me veprimin që e ka bërë e ka goditë veten edhe Kosovën”, tha Kryeziu në RTV21.

Lajme të fundit