Kica-Xhelili: VV-së i pengojnë rreth 20 mijë vota të mërgatës që i mori LDK – Le t’i pengojnë, le t’i çmendin
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vënë në dyshim votat me postë pasi pati një rritje shumë të madhe për LDK-në. Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë regjistruar 40 mijë votues të deklaruar të LDK-së por kanë votuar vetëm 20 mijë prej tyre, por që sipas…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vënë në dyshim votat me postë pasi pati një rritje shumë të madhe për LDK-në.
Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë regjistruar 40 mijë votues të deklaruar të LDK-së por kanë votuar vetëm 20 mijë prej tyre, por që sipas saj edhe kjo po i pengon partisë në pushtet.
Kica-Xhelili thotë se VV nuk i penguan votat në konsullata, ku 80% ishin për VV, e as nuk i pengoi Martin Berishaj që barte vota.
“Nuk i penguan 80% e votës për VV në konsulata; Nuk i penguan votat që i mbante lartë e poshtë Martini; Nuk i penguan fletëvotimet për VV pa vule, e as dyshimet mbi trenin bulgar në plot komuna; Nuk i pengonte Ministrja Gërvalla që përmes përfaqësive diplomatike organizonte tubime partiake; Nuk po i pengon as tani kur eksponentë të VV e burri i ministres së drejtësisë sorollaten nëpër QNR si në bashqe, e kërkojnë nga zyrtarët e LDK të dalin jashtë “për t’i dalë fer”, si rrugaqë që vetëm në institucione publike s’e kanë vendin”.
Ajo thotë se ndonëse nuk i penguan ato, po i pengojnë 20 mijë votat e LDK-së.