Policia jep detaje për personin që grisi Kuranin në Prizren: Ka të kaluar krimanle dhe vuan nga një sëmundje psikike

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Prizren pasi ka grisur Kuranin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Baki Kelani ka thënë për lajmi.net se i njëjti ka të kaluar kriminale si dhe vuan nga një sëmundje psikike. Sipas Policisë, i njëjti ka pranuar tretman psikiatrik obligativ, shkruan lajmi.net. “Mund të konfirmojmë…

Lajme

04/03/2025 16:32

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Prizren pasi ka grisur Kuranin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Baki Kelani ka thënë për lajmi.net se i njëjti ka të kaluar kriminale si dhe vuan nga një sëmundje psikike.

Sipas Policisë, i njëjti ka pranuar tretman psikiatrik obligativ, shkruan lajmi.net.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot  ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 “Nxitja e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit. Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kelani për lajmi.net.