Elezi: Nesër pritet që të përfundoj procesi i numërimit të votave

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se procesi i numërimit të votave nga diaspora pritet të përfundojë sot. Po ashtu sot pritet të fillojë numërimi edhe i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është në përfundim e sipër procesi numërimit…

Lajme

04/03/2025 15:23

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se procesi i numërimit të votave nga diaspora pritet të përfundojë sot.

Po ashtu sot pritet të fillojë numërimi edhe i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është në përfundim e sipër procesi numërimit të votave dhe nga votimi jashtë vendit respektivisht përmes postës”, ka thënë Elezi.

Tutje ai ka thënë se procesi i numërimit të votave të fundit pritet të bëhet sot gjatë ditës dhe të përmbyllet nesër (5 mars).

Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllet procesi i numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu nga QNR ka filluar procesi i votave me kusht e po ashtu më pas edhe i personave me nevoja të veçanta. Ky proces i numërimit i këtyre votave të fundit do të bëhet gjatë ditës së sotme dhe presim të përmbyllet  deri ditën e nesërme e mërkurë”, ka thënë ai.

Elezi tutje, ka njoftuar se sot gjatë ditës KQZ ka pranuar një vendim nga PZAP për të llogaritur si të vlefshme disa fletëvotime, të cilat gjatë procesit të numërimit në QNR ishin konsideruar si të pavlefshme.

“Mund t’iu informoj se më herët gjatë ditës së sotme PZAP ka marr një vendim për të llogaritur të vlefshme disa fletëvotime të cilat gjatë procesit të numërimit në QNR janë llogaritur të pa vlefshme. Si KQZ me qenë se në këtë vendim të PZAP ka këshill juridike, sipas së cilës palët mund të parashtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve si KQZ do të presim që të kaloj ky afat dhe pastaj do të vendosim për zbatimin e PZAP nëse nuk ka ankesë në gjykatën supreme”, tha Elezi. /Lajmi.net/