Haxhiu s’merret me faktin se Kurti nuk shkoi as sot për të dëshmuar, por që KPK e ZPSH e quajtën “Kryeministër në detyrë”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot pasi kryeministri i vendit Albin Kurti hodhi poshtë thirrjet e Prokurorisë dhe të Gjykatës Themelore që ai të paraqitet për të dëshmuar në lidhje me rastin “Rezervat shtetërore”. Por Haxhiu s’u morë fare me faktin se Kurti po refuzon të dëshmojë,…

Lajme

04/03/2025 14:41

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot pasi kryeministri i vendit Albin Kurti hodhi poshtë thirrjet e Prokurorisë dhe të Gjykatës Themelore që ai të paraqitet për të dëshmuar në lidhje me rastin “Rezervat shtetërore”.

Por Haxhiu s’u morë fare me faktin se Kurti po refuzon të dëshmojë, por u “kap” me Këshillin Prokurorial të Kosovës ku thotë se iu referuan kryeministrit Albin Kurti, si kryeministër në detyrë.

Haxhiu zgjodhi që të merret vetëm me faktin që në atë komunikatë i janë referuar Kurtit si “kryeministër në detyrë” vetëm një herë, pa e përmendur fare faktin që në katër herë të tjera i janë referuar si “kryeministër”.

“Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt.

Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë ”,shkroi Haxhiu./Lajmi.net/

Këshilli Prokurorial dhe ZKPSH: Zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit