Muharremi parashikon valë të re inflacioni: Isha në market, specat rreth 4 euro – A jemi në Zvicër?
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë të situatës ekonomike në vend, ku çmimet po e arrijnë kulmin e tyre. Ai ka theksuar shqetësimet për rritjen e çmimeve të produkteve bazë të jetesës dhe ndikimin e mundshëm të rritjes së tarifave të rrymës. Sipas tij, edhe pse paga mesatare në Kosovë është…

Lajme
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë të situatës ekonomike në vend, ku çmimet po e arrijnë kulmin e tyre.
Ai ka theksuar shqetësimet për rritjen e çmimeve të produkteve bazë të jetesës dhe ndikimin e mundshëm të rritjes së tarifave të rrymës.
Sipas tij, edhe pse paga mesatare në Kosovë është shumë më e ulët se në Zvicër, çmimet e produkteve ushqimore në treg janë të ngjashme me ato të vendeve me nivel të lartë të jetesës.
Ai ka paralajmëruar se, nëse vazhdojnë rritjet e çmimeve dhe tarifave të energjisë, mund të kemi një valë të re inflacioni që do të ketë pasoja të rënda sociale, duke e bërë jetesën edhe më të vështirë për shumicën e qytetarëve.
”Isha sot në market. Specat rreth 4 euro, domatet 2 euro e 3.5 për ato të zezat. Kungulleshat 2.85 euro. Patatet 1 euro. A jemi në Zvicër a në Kosovë? Ok, atje i kanë pagat ndoshta 7-8x më të larta se tek ne, por jo medoemos edhe çmimet në market.
Nuk preka shumë:) Çmimet nuk ulen derisa blejmë ne, derisa ka kërkesë në treg. Por kur ke një ekonomi sikur ne pa prodhime vendore e që mvaresh kryesisht nga importet për konsum, ti e ke edhe më vështirë me kontrollu situatën dhe politikat ekonomike.
Sidoqoftë, nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës sic po flitet, do të ketë një ndikim të ri zinxhiror në treg (kosto e prodhimit do të rritet gjithshtu). Me shumë gjasë, nga kjo pozitë që kemi aktualisht, një valë e re e inflacionit dhe rritjes së çmimeve mund të krijohet nga rritja eventuale e tarifave të rrymës.
Kjo mund të na shpie në pakënaqësi sociale, pavarësisht kush është në pushtet dhe kush në opozitë. Në vjeshtë dhe dimër efektet do të ndihen më së shumti. Njerëzit, edhe ashtu të mbështetur për muri nga fuqia blerëse që është “shkatërruar” vite e fundit nga kriza e inflacionit, nuk do të mund të përballojnë më.
Kostoja e jetës tani është vështirë e përballueshme për shumicën, dhe po financohet nga rritja e borxhit të familjeve në banka. Me rritje të tjera eventuale, në kulm të këtyre aktuale, nuk ka shumë gjasa të përballohet kosto e jetës.
As borxhet shtesë nga bankat e as ndihma nga remitencat nuk do të mund të mjaftoj. Niveli i kostos akutualisht është edhe ashtu i lartë krahasuar me të ardhurat. Sa më shumë e zhagisim adresimin e problemit, aq më vështirë dhe me pasoja do të jenë zgjidhjet eventuale në fund”./Lajmi.net/