Pas ankesës së Vetëvendosjes, PZAP urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje. PZAP-ja ka urdhëruar që 21 fletëvotime nga qendra e votimit të vlerësohen sit ë vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Partia në pushtet ishte ankuar në lidhje me disa fletëvotime, duke thënë se ato janë shpallur të pavlefshme. “Sipas parashtruesit të…

Lajme

04/03/2025 14:12

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

PZAP-ja ka urdhëruar që 21 fletëvotime nga qendra e votimit të vlerësohen sit ë vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar.

Partia në pushtet ishte ankuar në lidhje me disa fletëvotime, duke thënë se ato janë shpallur të pavlefshme.

“Sipas parashtruesit të ankesës, theksohet se konkretisht bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, votuesi duhet vetë ta shtypë/printojë fletëvotimin nga faqja zyrtare e KQZ-së. Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit, vërehet se fletëvotimet nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit. Por, meqë ky nuk është rasti dhe votuesi fillimisht ka printuar fletëvotimin në kushte shtëpie, e diktuar ndonjëherë nga formati i dërguar e specifikat krejt teknike e teknologjike, duhet të kihet parasysh se qëllimi i votuesit ashtu siç e përcakton edhe Ligji”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Madje në lidhje me këtë situatë të krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje përfaqësues të saj në KQZ kishin shkuare dhe tek Qendra e Numërimit dhe Rezultateve./Lajmi.net/