Në mesin e deputetëve të lënduar në Serbi edhe një deputete shtatzënë në muajin e 8

Përplasje fizike, ofendime, bomba me tym e gaz lotsjellës e shumëçka tjetër u hodh sot në Parlamentin e Serbisë. E gjithë kjo pasi opozita nuk u pajtua me faktin se pozita votoi rendin e ditës pa dy pikat kyçe të cilat kërkonin ata- në mesin e tyre edhe largimin e Ana Brnabiq nga posti i…

Lajme

04/03/2025 13:56

Përplasje fizike, ofendime, bomba me tym e gaz lotsjellës e shumëçka tjetër u hodh sot në Parlamentin e Serbisë.

E gjithë kjo pasi opozita nuk u pajtua me faktin se pozita votoi rendin e ditës pa dy pikat kyçe të cilat kërkonin ata- në mesin e tyre edhe largimin e Ana Brnabiq nga posti i kryekuvendares në Serbi.

Kësisoj situate eskaloi aq shumë sa që raportohet se tre deputetë janë lënduar.

Njëra prej tyre ka përfunduar në spital pasi thuhet se pësoi sulm në tru, e një tjetër e lënduar është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Siç raporton Novosti, deputetja Sonja Iliq nga Graçanica është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe është sëmurë si shkak i situatës së krijuar në Kuvend.

Madje thuhet se ajo është duke u ekzaminuar nga doktorët, pasi dyshohet se mund ta ketë rrezikuar edhe shtatzëninë./Lajmi.net/