Hidhet shorti i gjysmëfinales, finale para finales në Kupën e Kosovës
Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll. Përballja mes Dritës dhe Prishtinës do të jetë një finale para finales në këtë garë prestigjioze,. Kurse, dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë ai mes Llapit dhe Drenicës. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen…

Sport
Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Përballja mes Dritës dhe Prishtinës do të jetë një finale para finales në këtë garë prestigjioze,.
Kurse, dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë ai mes Llapit dhe Drenicës.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 9 prill, kurse ato të kthimit më 23 të të njëjtit muaj.
Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës njëherësh do ta sigurojë edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.
Gjysmëfinalja e Kupës
Drita – Prishtina
Llapi – Drenica./Lajmi.net/