Vendoset gurthemeli i çerdhës së re në Gjilan, investim i MASHTI-t në vlerë prej rreth 855 mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, vendosën gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan.   Gurthemeli i çerdhës, e cila është e gjashta në komunën e Gjilanit në këtë mandat të Qeverisë, arrin koston e shumës…

Lajme

04/03/2025 13:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, vendosën gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

 

Gurthemeli i çerdhës, e cila është e gjashta në komunën e Gjilanit në këtë mandat të Qeverisë, arrin koston e shumës rreth 855 mijë euro. Me afër 900 metra katrorë, kjo çerdhe ka kapacitet për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti parashihen të përmbyllen për 12 muaj.

Me këtë rast tha se ky është lajm i mirë për Komunën e Gjilanit, për fëmijët dhe prindërit, pasi para qeverisjes aktuale, ka munguar kujdesi për fëmijët në kuptimin institucional dhe social.

“Kur e kemi marrë pushtetin ekzekutiv, kemi ardhur në qeverisje të këtij vendi të cilin e kemi realizuar pas fitores së madhe të shkurtit të vitit 2021 nuk e kemi gjetur asnjë çerdhe në Gjilan të finacuar nga MASHTI. Gjithashtu, kur ka ardhur në pushtet ekzekutiv në Gjilan, Alban Hyseni, kur ka fillu qeverisja e mirë në komunën e Gjilanit, pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2021, këtu nuk ka pasur kujdes për fëmijët as në kuptimin institucional dhe as në kuptimin social. Prandaj, është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, tha ai.

Me këtë rast, kryeministri përgëzoi qytetarët, deputetët e pranishëm dhe aktivistët, për këtë ditë të shënuar në vendosjen e gurthemelit për çerdhen e gjashtë në komunën e Gjilanit.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Jemi këtu bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci dhe me kryetarin e Komunës së Gjilanit, nikoqirin tonë, Alban Hysenin, për të vënë gurthemelin e çerdhes së gjashtë gjatë mandatit tonë në Komunën e Gjilanit.

Kur e kemi marrë pushtetin ekzekutiv, kemi ardhur në qeverisje të këtij vendi, të cilin e kemi realizuar pas fitores së madhe të shkurtit të vitit 2021 nuk e kemi gjetur asnjë çerdhe në Gjilan të finacuar nga MASHTI. Gjithashtu, kur ka ardhur në pushtet ekzekutiv në Gjilan, Alban Hyseni, kur ka fillu qeverisja e mirë në komunën e Gjilanit, pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2021, këtu nuk ka pasur kujdes për fëmijët as në kuptimin institucional dhe as në kuptimin social. Prandaj është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Unë i përgëzoj edhe deputetët që janë këtu me neve, gjithashtu edhe aktivistët, për këtë ditë të shënuar kur po vëmë gurthemelin, po e bëjmë vendosjen e këtij gurthemeli për çerdhen e gjashtë në komunën e Gjilanit, në këtë kryeqytet të Anamoravës.

Ka kushtuar gjithsej projekti rreth 855 mijë euro, do t’i ketë afër 900 metra katrorë. Do të jetë për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti, siç është paraparë, do të përmbyllen për 12 muaj. Pra, lajm i mirë për fëmijët, lajm i mirë për prindërit dhe lajm i mirë për Komunën e Gjilanit

Urime ministre Arbërie dhe urime Kryetar Alban!/Lajmi.net/