Nikola Tunici nga Vitia, fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Kosovari nga Vitia Nikola Tunici ka siguruar tashmë ulëse në Parlamentin e Hamburgut. Tunici i cili me prejardhje është nga Binça e Vitisë, jeton prej vitesh në Hamburg dhe ka garuar me partinë CDU. Kjo parti doli edhe fituese në këto zgjedhje. Garës për një ulëse në parlament, iu kanë bashkangjitur edhe katër kandidatë tjerë…

Lajme
Kosovari nga Vitia Nikola Tunici ka siguruar tashmë ulëse në Parlamentin e Hamburgut.
Tunici i cili me prejardhje është nga Binça e Vitisë, jeton prej vitesh në Hamburg dhe ka garuar me partinë CDU. Kjo parti doli edhe fituese në këto zgjedhje.
Garës për një ulëse në parlament, iu kanë bashkangjitur edhe katër kandidatë tjerë me prejardhje nga Kosova në zgjedhjet e landit të Hamburgut.
Me CDU’në e cila doli e para kanë garuar edhe Kushtrim Lulaj e Muhamet Idrizi, derisa Dafina Berisha e Sami Berisha garuan me parti të tjera si SPD dhe FDP.
Ndërkaq pas përfundimit të rezultateve Friedrich Merz pritet të jetë kancelari i ardhshëm. /Lajmi.net/