Parlamenti serb “digjet” e kërcasin grushtet, Brnabiq ankohet në opozitën: Jeni bërë yjet e mediave të Kurtit
Kërcitën grushtet, u hodh gaz lotsjellës, bomba me tym e u ndezën flakadanët sot në Kuvendin e Serbisë. Një kaos i tërë ka mbuluar Parlamentin, me kërkesë për rrëzimin e Partisë Progresive Serbe që udhëhiqet nga Aleksandar Vuciq. Opozita nisi kundërshtimin e mbajtjes së kësaj seance pikërisht kur pozita i hoqi nga rendi i ditës…

Lajme
Kërcitën grushtet, u hodh gaz lotsjellës, bomba me tym e u ndezën flakadanët sot në Kuvendin e Serbisë.
Një kaos i tërë ka mbuluar Parlamentin, me kërkesë për rrëzimin e Partisë Progresive Serbe që udhëhiqet nga Aleksandar Vuciq.
Opozita nisi kundërshtimin e mbajtjes së kësaj seance pikërisht kur pozita i hoqi nga rendi i ditës dy pika të propozuara nga ata.
Përleshjet dhe trazirat në Kuvend nisën pikërisht kur ato dy pika nuk u vendosën si dhe poshtë ra edhe kërkesa për shkarkimin e Ana Brnabiq nga posti i kryetares së Kuvendit.
Me 146 vota pushteti në Serbi miratoi agjendën e seancës së sotme ku edhe nisi gjithçka.
Më pas një baner u shfaq ku shkruante “Serbia zgjohet ta rrëzojë regjimin”.
E pas këtyre zhvillimeve në mesin e shumë zhurmave një reagim të çuditshëm e pati Brnabiq . Ajo iu referuar opozitës duke thënë se “mediat e Kurtit po përfshihen në këto ndodhi.”.
“Ju jeni yjet e mediave të Kurtit. Ju jeni ndjekësit e tij, ju e bëtë këtë. Nesër ndoshta do të ketë një falënderim të madh për këtë”,u tha ajo opozitës./Lajmi.net/
