I ndalohet hyrja në “Trainkos” pas ndërprerjes së punës, ish-punëtori paralajmëron rrugët ligjore
Sami Halimi punëtor i hekurudhave në “Trainkos” prej vitit 1992, është pushuar nga puna të premten e 28 shkurtit përmes një mesazhi nga kjo kompani. Për këtë veprim Halimi ka paralajmëruar se do të ndjek rrugët ligjore, për çka thotë se i është bërë një e padrejtë. “Më thanë tu ka ndalu hyrja nuk mundesh…

Lajme
Sami Halimi punëtor i hekurudhave në “Trainkos” prej vitit 1992, është pushuar nga puna të premten e 28 shkurtit përmes një mesazhi nga kjo kompani.
Për këtë veprim Halimi ka paralajmëruar se do të ndjek rrugët ligjore, për çka thotë se i është bërë një e padrejtë.
“Më thanë tu ka ndalu hyrja nuk mundesh me hy atje, mu ka shkel e drejta pas 42 vite, me siguri krejt këto shkojnë në mënyrë ligjore me avokat”, ka thënë Halimi.
Tutje ai ka thënë se ka pesë kontrata të cilat i kishte me afat të pacaktuar por me ardhjen e bordit të ri, kontrata iu bë për tre vite madje ju ndryshua edhe vendi i punës.
“Unë i kum pas pesë kontrata me afat të pa caktuar me ardhjen tash të këtij bordi më është ofruar kontrata 3 vjeçare kjo që e ban shkeljen e parë shkelja e dytë më është ndrru veni i punës unë kam qenë gjithmonë punëtor i sigurimit në tren dmth që 24 vjet prej krejt ksaj mkanë qit punëtor të aseteve”, ka thënë ai.
Ndërkaq ai shprehet se i janë shkelur të drejtat pasi tash e sa vite nuk ka marrë asnjë vërejtje për punën e tij. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: