Kurti sulmon mediat: Një prokuror nuk humb kohë, ose humb se është i interesuar të mbushë ballinat e portalit të ndonjë oligarkut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka refuzuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. E njëjta e kishte urdhëruar Kurtin që të shkojë për intervistim në Prokurorinë Speciale për rastin e Rezervave Shtetërore. Megjithatë, Kurti tashmë ka arritur në Gjilan, i cili nga atje deklaroi se është i gatshëm të përgjigjet para Prokurorisë, por ka…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka refuzuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. E njëjta e kishte urdhëruar Kurtin që të shkojë për intervistim në Prokurorinë Speciale për rastin e Rezervave Shtetërore.
Megjithatë, Kurti tashmë ka arritur në Gjilan, i cili nga atje deklaroi se është i gatshëm të përgjigjet para Prokurorisë, por ka refuzuar të shkojë në objektin e këtij institucioni, raporton Lajmi.net.
Ai nga atje ka sulmuar edhe mediat, ku tha se prokurorët nuk humbin kohë por kohën e humbin pasi sipas tij janë të “interesuar të mbushë ballinat e portalit të ndonjë oligarkut se sa të sjellë dëshmi”.
“Një prokuror që e ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë, pra shtrohet pyetja pse i humb prokuroria këto… për shkak se është më e interesuar të mbushë ballinat e portalit të ndonjë oligarkut se sa të sjellë dëshmi. Po e përdor e keqpërdorë lirinë për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit. Kam qenë dhe jam i gatshëm që të dëshmojë. S’ka qeveri që e ka luftuar krimin dhe korrupsionin sikurse qeveria jonë në këto katër vite dhe poashtu këtë e dëshmojnë qytetarët me mbështetjen masive që na kanë dhënë në këto zgjedhje”, tha Kurti nga Gjilani./Lajmi.net/