Kurti shpërfill sërish urdhrin e institucioneve të hetuesisë- nuk shkoi në Prokurori, por në Gjilan

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zgjedhur që edhe sot të mos dalë para Prokurorisë Speciale që t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me hetimet që po  bëhen në rastin e “Rezervave shtetërore”. Madje Kurti vendosi që të shkojë në Gjilan, në vënien e gurëthemelit të një çerdhe. Ai bashkë me ekipin e tij…

Lajme

04/03/2025 10:30

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zgjedhur që edhe sot të mos dalë para Prokurorisë Speciale që t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me hetimet që po  bëhen në rastin e “Rezervave shtetërore”.

Madje Kurti vendosi që të shkojë në Gjilan, në vënien e gurëthemelit të një çerdhe.

Ai bashkë me ekipin e tij dhe me ministren Arbërie Nagavci e kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni janë parë në vendosjen e gurëthemelit të kësaj çerdhe.

Siç duket Kurti pavarësisht urdhëresës së gjykatës për paraqitje në Prokurori, edhe këtë herë zgjodhi që të mos i dëgjojë fare ata

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Kurtit i janë bërë disa ftesa radhazi për t’u intervistuar nga prokurorët.

Pavarësisht kësaj ai ka vazhduar të deklaroi se s’do të shkojë në Prokurori, por se intervistimin mund t’ia bëjnë në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës.

E në lidhje me këtë së fundi nga Gjykata Themelore pati edhe një urdhër-paraqitje për Kurtin, gjë e cila siç duket ra sërish si kërkesë e çuar poshtë.

Kurti edhe këtë herë refuzoi kërkesat e institucioneve të hetuesisë e drejtësisë të cilët po merren me hetimet për milionat e “avulluara” nga rasti i “Rezervave shtetërore”../Lajmi.net/