“Pasojat do të jenë shkatërruese”-“Duket se po na shtyn drejt kapitullimit”-Reagimet e zyrtarëve të huaj pas vendimit të Trump për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale. “Ne po e ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën tonë, për t’u siguruar se ajo i kontribuon zgjidhjes”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte…

Bota

04/03/2025 10:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

“Ne po e ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën tonë, për t’u siguruar se ajo i kontribuon zgjidhjes”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonimiteti.

“Presidenti ka qenë i qartë se është i përqendruar në paqe. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të përkushtohen ndaj këtij qëllimi”, tha zyrtari.

Bloomberg dhe Fox News raportojnë se pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar – me besim të mirë – ndaj paqes.

E pas kësaj të shumta ishin reagimet e zyrtarëve të huaj. Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Ukarinës, Oleksandr Merezhenko.

Ai tha se kjo duket sikur Trump po i shtynë drejt kapitullimit, transmeton lajmi.net.

“Në sipërfaqe kjo duket shumë keq. Duket sikur ai po na shtyn drejt kapitullimit, që do të thotë pranim i kërkesave të Rusisë. Të ndalosh ndihmën tani ç’do të thotë të ndihmosh Putinin”,deklaroi ai.

Zëvendësministri polak i mbrojtjes, Cezary Tomczyk, i cili tha se ndërprerja e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën është “lajm i keq”.

E nga Franca thanë se kjo vetëm e forcon dorën e agresorit, në këtë rast të Rusisë.

“Në thelb nëse doni paqe, një vendim për pezullimin e armëve ndaj Ukrainës e përforcon paqen apo e bën atë më të largët? Kjo e bën më të largët, sepse vetëm e forcon dorën e agresorit në teren, që është Rusia”, deklaroi ministri francez, Benjamin Haddad.

Ndërsa senatorja e SHBA-ve, Jeanne Shaheen, demokratja kryesore në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë tha se duke ngrirë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, Trump ia ka hapur derën Putinit për të përshkallëzuar agresionin  e tij të dhunshëm kundër ukrainasve të pafajshëm.

“Pasojat do të jenë padyshim shkatërruese”, deklaroi ajo./Lajmi.net/