“Kjo është një katastrofë që e pamë duke ardhur”-Reagimi i deputetëve ukrainas pas vendimit të Trump që të pezullojë ndihmat ushtarake
Vendimi i fundit i presidentit amerikan, Donald Trump që të pezullojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, tashmë ka ngritur shqetësim dhe reagime të shumta. Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe deputeti Oleksiy Honcharenko. Ai tha se kjo është një katastrofë. “Kjo është një katastrofë dhe ne e pamë atë duke ardhur. Megjithatë,…

Bota
Vendimi i fundit i presidentit amerikan, Donald Trump që të pezullojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, tashmë ka ngritur shqetësim dhe reagime të shumta.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe deputeti Oleksiy Honcharenko.
Ai tha se kjo është një katastrofë.
“Kjo është një katastrofë dhe ne e pamë atë duke ardhur. Megjithatë, ai argumenton se “jo gjithçka është e humbur” dhe Ukraina duhet “të luftojë për paqen, jo për kapitullim”, deklaroi ai.
Kurse deputeti tjetër, Volodymyr Aryeb tha se kjo është një goditje shumë e dhimbshme për mbrojtjen e Ukrainës.
Siç raportohet nga CNN, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Vendimi vjen pas përplasjes që pati të premten me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në paqe. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, ka deklaruar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar tjetër tha se pauza do të zbatohet për të gjitha pajisjet ushtarake që nuk janë ende brenda Ukrainës.
Trump kritikoi sërish të hënën Zelenskyn. Ai ka sugjeruar se durimit të tij ndaj Zelenskyt është duke i ardhur fundi, teksa e ka kritikuar rezistencën e presidentit ukrainas ndaj idesë për armëpushim të shpejtë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pa pasur garanci konkrete të sigurisë, siç ka kërkuar ai nga SHBA-ja./Lajmi.net/