Policia nis hetimet ndaj një personi që shqyu Kur’anin në Prizren
Pamjet e një personi të panjohur në Prizren teksa e shqyen librin e shenjtë Kur’anin, kanë shkaktuar reagim të madh në rrjete sociale dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi. Si rezultat, Policia e Kosovës ka filluar hetimet në drejtim të veprës nxitje e mosdurimit fetar. Policia përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për…

Lajme
Pamjet e një personi të panjohur në Prizren teksa e shqyen librin e shenjtë Kur’anin, kanë shkaktuar reagim të madh në rrjete sociale dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi.
Si rezultat, Policia e Kosovës ka filluar hetimet në drejtim të veprës nxitje e mosdurimit fetar.
Policia përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për kapjen e personit që shihet në pamje, transmeton Lajmi.net.
Pamjet janë publikuar edhe në mediat tjera të vendit, derisa raportohet se veprimi i burrit me grisjen e Kur’anit ka ndodhur të hënën, gjatë muajit të Ramazanit./Lajmi.net/