I ftuar që të dëshmojë për “Rezervat shtetërore”, por Kurti parashihet që në atë kohë të përurojë një çerdhe në Gjilan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është i ftuar që të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në lidhje me rastin e njohur si “rezervat e shtetit”. Pas disa thirrjeve dhe ftesave nga ana e Prokurorisë, kjo e fundit më pas bëri kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë që të urdhëroi Kurtin që të…

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është i ftuar që të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në lidhje me rastin e njohur si “rezervat e shtetit”.
Pas disa thirrjeve dhe ftesave nga ana e Prokurorisë, kjo e fundit më pas bëri kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë që të urdhëroi Kurtin që të paraqitet për dëshmi.
Kësisoj gjykata lëshoi të premten urdhrin për paraqitje të Kurtit për dëshmi, por pavarësisht kësaj duket se Kurti sërish nuk do të paraqitet.
E gjithë kjo pasi ftesa për të është që ai të dëshmojë në ora 10:00, e në të njëjtën kohë Ministria e Arsimit dje njoftoi se në ora 10:00 Kurti do të jetë i pranishëm në përurimin e një çerdhe për fëmijët në Gjilan.
Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar është kritikuar vazhdimisht nga njohësit e çështjeve të drejtësisë në vend, derisa nuk dihet cilët do të jenë hapat e mëtejshëm.
Është theksuar fakti se atij mund t’i shqiptohet edhe gjobë në rast të refuzimit të vazhdueshëm.
Kurti gjithë kohës i bëri thirrje prokurorëve që dëshminë e tij të shkojnë dhe ta marrin në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, duke u arsyetuar se metodë e tillë është përdorur edhe më herët me zyrtarët e tjerë shtetërorë./Lajmi.net/