Arrestohet 50 vjeçari nga Prizreni i cili ishte i dënuar me 8 muaj burgim për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren. I njëjti ishte i dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan lajmi.net. “I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i…

Lajme

03/03/2025 14:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren.

I njëjti ishte i dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan lajmi.net.

“I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I arrestuari E.M. (50 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimi”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 
Njoftimi i plotë i Policisë: