Deputetët e VV-së që mbeten jashtë Kuvendit nëse Kurti nuk e bën Qeverinë-Në mesin e tyre edhe Adnan Rrustemi
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë nga diaspora, derisa pritet që më pas të numërohen ato me kusht. Por në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të formojë qeverinë e ardhshme, e të mbetet…

Lajme
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë nga diaspora, derisa pritet që më pas të numërohen ato me kusht.
Por në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të formojë qeverinë e ardhshme, e të mbetet në qeveri disa prej deputetëve të saj “të zëshëm”, do të mbeten jashtë legjislaturës së re të Kuvendit.
Vetëvendosje aktualisht qëndron me 48 deputetë dhe pa shumë gjasa të mëdha do të shkojë në 49, nëse vazhdon trendi aktual i votave.
Në këtë rast, deputeti i zëshëm dhe i njohur si mjaftë agresiv në diskursin e të shprehurit në Vetëvendosje, Adnan Rrustemi mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës. Ngjashëm situate është edhe me Agon Batushën e Gjilanit, që do të mbahet mend për deklaratën e tij se si “deputetët e çliruan veriun e Kosovës”.
E gjithashtu jashtë do të mbetet edhe profesori i Vetëvendosjes, Ardian Goli, që tani për tani renditet si i 59-ri me radhë.
Referencat, uebfaqja e Visar Kerollit:/Lajmi.net/