Zhvillimet në botë, reagon filozofi i Vetëvendosjes- Feraj shkruan për “dëme” që Kosova mund të pësojë nga ShBA-ja
Derisa në botë ka zhvillime shumë të rëndësishme ku e përfshirë padyshim është Amerika dhe Ukraina, në Kosovë dikush zgjodhi që të flasë kinse për “dëmet” që Kosova mund të pësojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hysamedin Feraj, ka shkruar për rrafshe të mundshme “dëmi” që Kosovës mund…

Lajme
Derisa në botë ka zhvillime shumë të rëndësishme ku e përfshirë padyshim është Amerika dhe Ukraina, në Kosovë dikush zgjodhi që të flasë kinse për “dëmet” që Kosova mund të pësojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hysamedin Feraj, ka shkruar për rrafshe të mundshme “dëmi” që Kosovës mund t’i vihen nga SHBA-të.
Ai është munduar që të bëjë lidhje për atë që Kosovë i janë bërë dëme nga evropianët dhe të njëjtën gjë e paramendon nga SHBA-të.
“Në fund të fundit, SHBA-të kurrë nuk na kanë dëmtuar, ndërsa shumica e europianëve po. Mbetet të shihet nëse çdo gjë ka fund?”, ka shkruar ai./Lajmi.net/