Dorëzohet në policinë gjermane edhe motra e Besar Nimanit, dyshohet se shtiu me armë jashtë objektit gjyqësor

Policia gjermane në Bielefeld ka njoftuar se është dorëzuar në stacion policor motra e boksierit të vrarë kosovar, Besar Nimani. Policia njoftoi se e dyshuara ka qenë në kërkim nga policia me urdhër arrest. “Një grua 33 vjeçare nga Bielfeld -e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti është vetëdorëzuar në…

Lajme

03/03/2025 11:48

Policia gjermane në Bielefeld ka njoftuar se është dorëzuar në stacion policor motra e boksierit të vrarë kosovar, Besar Nimani.

Policia njoftoi se e dyshuara ka qenë në kërkim nga policia me urdhër arrest.

“Një grua 33 vjeçare nga Bielfeld -e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti është vetëdorëzuar në polici, mbrëmjen e 28 shkurtit, e shoqëruar nga avokati i saj”,thuhet në raportimin e mediave gjermane.

Po ashtu thuhet se gruaja në fjalë është motra e vëllait të boksierit të vrarë.

“E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Përfshirja e saj e saktë të në krim është ende nën hetime”.

Sipas njoftimit të policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë deh tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit.

Në ditën kur në gjykatë po zhvillohej seanca për vrasjen e Besar Nimanit, jashtë objektit të gjykatës pati të shtëna me armë zjarri ku u plagosën katër persona.

Pas kësaj në kërkim është shpallure dhe vëllai i boksierit, Berat Nimani, i cili tashmë është arrestuar.

Në fund policia bëri të ditur se katër personat e plagosur në këtë ngjarje janë në gjendje stabile shëndetësore.

Të mërkurën, vrasësi i dyshuar Hüseyin Akkurt (38) u ul në bankën e të akuzuarve. Në mesin e korrikut 2024, ai u arrestua në Bruksel (Belgjikë) nën dyshimin për vrasjen e Besar Nimanit. Kurse një person tjetër i dyshimtë është ende në arrati./Lajmi.net/