Policia në Prishtinë gjatë javës së kaluar sekuestroi 5 armë zjarri e shqiptoi mbi 4 mijë tiketa trafiku
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Sipas njoftimit të Policisë, në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Sipas njoftimit të Policisë, në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4785 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 837 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.

