​Maqedonia e Veriut pas dy javë mbyll platformat e lojërave të fatit në internet

Brenda dy javësh pritet të miratohet ligji për komunikime elektronike nw Maqedoni tw Veriut, me çka do t’iu shpallet luftë direkte platformave jolegale për lojëra të fatit në internet. Deputeti i shumicës parlamentare, Brane Petrushevski, sqaroi se me këtë ligj, përmes Agjencisë për komunikime elektronike dhe operatorëve të internetit në vend, do të ndalohet qasja…

Lajme

02/03/2025 21:09

Brenda dy javësh pritet të miratohet ligji për komunikime elektronike nw Maqedoni tw Veriut, me çka do t’iu shpallet luftë direkte platformave jolegale për lojëra të fatit në internet.

Deputeti i shumicës parlamentare, Brane Petrushevski, sqaroi se me këtë ligj, përmes Agjencisë për komunikime elektronike dhe operatorëve të internetit në vend, do të ndalohet qasja në këto platforma, raporton Alsat.mk.

“Hyjmë në luftë vendimtare, shpresoj se për një javë ose dy, kalon edhe leximi I dytë, faza e dytë dhe ligji hyn në fuqi, pas çka, me urdhëresë të ministrisë për transformim dixhital, agjencia për komunikime elektronike është e obliguar që menjëherë të veprojë dhe të ndalojë qasje në platformat për lojëra të fatit online dhe kjo do të zbatohet përmes operatorëve të internetit që janë në shtet dhe që i rregullon AKE“, tha Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ai nënvizoi se për momentin nuk ka numër të saktë se sa platforma të tilla ka, por siguroi se një nga një, që të gjitha do të zbulohen dhe ndalohen.

“Tani për tani nuk kemi numër preciz, sepse ai është numër dinamik, por besoni një nga një, siç do të zbulohen nga institucionet kompetente, të njëjtat do të ndalohen. Kështu që kjo luftë do të zgjas, por do të jep efekte serioze”, tha Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së,

Nga shumica parlamentare sqarojnë se në Maqedoninë e Veriut ka shumë platforma për lojëra të fatit në internet, të cilat nuk janë të rregulluara dhe nuk janë të përfshira në asnjë ligj. Të njëjtat përveç që nuk paguajnë asnjë tatim në shtet, shkaktojnë edhe dëme serioze te një numër i madh i familjeve, ndërsa më së shumti prekin të rinjtë.