Serbja e dyshuar për spiunazh u raportua se ishte anëtare e OSBE-së, reagojnë ata: Jemi në kontakt me institucionet

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka marrë vendim duke i caktuar një muaj paraburgim, Jelena Gjukanoviqit të dyshuar për spiunazh. Në media është raportuar se e njëjta është punëtore e OSBE-së, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë ka reaguar sot vetë organizata, të cilët kanë njoftuar se janë në kontakt me përfaqësuesin ligjor të personit…

Lajme

02/03/2025 19:13

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka marrë vendim duke i caktuar një muaj paraburgim, Jelena Gjukanoviqit të dyshuar për spiunazh.

Në media është raportuar se e njëjta është punëtore e OSBE-së, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë ka reaguar sot vetë organizata, të cilët kanë njoftuar se janë në kontakt me përfaqësuesin ligjor të personit të ndaluar dhe po monitoron nga afër mirëqenien e tij, në përputhje me detyrën e kujdesit.

“Përderisa Misioni nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, ai mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Misioni ka bërë të ditur se është në kontakt me institucionet përkatëse dhe Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur ligjor.

Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.

Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.

Postimi i plotë: