Numërohen 47.34% i votave me postë, KQZ përditëson rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 47.34% e votave me postë të ardhura nga jashtë vendit. Përditësimi i fundit është bërë sot në ora 15:34, shkruan lajmi.net. Nga këto rezultate, prin Lëvizja Vetëvendosje me 51.34% të votave, LDK është e dyta me 29.47% të votave. E treta me radhë nga votat me postë të diasporës…

Lajme

02/03/2025 17:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 47.34% e votave me postë të ardhura nga jashtë vendit.

Përditësimi i fundit është bërë sot në ora 15:34, shkruan lajmi.net.

Nga këto rezultate, prin Lëvizja Vetëvendosje me 51.34% të votave, LDK është e dyta me 29.47% të votave.

E treta me radhë nga votat me postë të diasporës është PDK me 8.12% dhe e katërta është AAK me 4.15%.

Procesi i numërimit të votave me postë nga jashtë Kosovës, sipas KQZ-së po vazhdon ende.

Ende nuk ka filluar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. /Lajmi.net/