Sveçla: Kuvendi i Lezhës dha mesazhin e fuqisë dhe bashkimit të shqiptarëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, ngjarjen e parë të shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve. Sveçla ka shkruar se Kuvendi i Lezhës, i mbajtur me 2 mars të vitit 1444 nën udhëheqjen e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dha mesazhin e qartë të bashkimit…

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, ngjarjen e parë të shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve.
Sveçla ka shkruar se Kuvendi i Lezhës, i mbajtur me 2 mars të vitit 1444 nën udhëheqjen e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dha mesazhin e qartë të bashkimit që përbën fuqinë.
“Ky akt i përbashkimit në rezistencë, themeloi shembullin e qëndresës ndër breza, pavarësisht fuqisë kundërshtare. Vullneti për liri e pavarësi e tejkalon çdo rrethanë pasi lidhet direkt me ndjenjën e sovranitetit”, ka shkruar Sveçla.
Ministri ka theksuar në 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës, nderojmë me krenari e përulemi përpara statujës së Kryezotit të Arbërisë, strategut ushtarak e diplomatik, të liderit politik Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
“Historia e tij na udhëzon në mendim e në veprim, çdo ditë dhe përgjithmonë. Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut!”, ka shkruar Sveçla.