Përfundon seanca gjyqësore ndaj të dyshuarës për spiunazh

Ka përfunduar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas tre orësh, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën për spiunazh, Jelena Gjukanoviq. Avokati i të dyshuarës, Predra Milkoviq nuk dëshiroi që të prononcohet për media, ndërsa rreth vendimit të gjykatës do të njoftohet gjatë ditës. Gjukanoviq u arrestua…

Lajme

02/03/2025 15:38

Ka përfunduar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas tre orësh, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.

Avokati i të dyshuarës, Predra Milkoviq nuk dëshiroi që të prononcohet për media, ndërsa rreth vendimit të gjykatës do të njoftohet gjatë ditës.

Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.

Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.