Ragip Xhaka i treti në listën e më të votuarve të PDK-së nga votat me postë të diasporës, para tij vetëm Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi
Ragip Xhaka babai i futbollistëve, Taulant dhe Granit Xhaka ishte kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Xhaka ka performuar mirë në votat me postë të dërguara nga diaspora, e që janë procesuar nga KQZ, 35.64%, transmeton lajmi.net Nga 67 vendvotime të votave nga 188 gjithsej, PDK ka grumbulluar 7.94% apo…

Lajme
Ragip Xhaka babai i futbollistëve, Taulant dhe Granit Xhaka ishte kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Xhaka ka performuar mirë në votat me postë të dërguara nga diaspora, e që janë procesuar nga KQZ, 35.64%, transmeton lajmi.net
Nga 67 vendvotime të votave nga 188 gjithsej, PDK ka grumbulluar 7.94% apo 1637 kurse Ragip Xhaka ka marrë 597 vota deri tani duke e bërë të tretin më të votuarin nga diaspora në PDK.
Më i votuari në PDK nga diaspora është Bedri Hamza me 1455 vota kurse pas tij vie Memli Krasniqi me 747 vota.
E katërta në listë është Vlora Çitaku me 553 vota. Ndërsa pas saj renditet Ganimete Musliu me 430 vota.
Kujtojmë se në garë nga lista e LDK-së ishte babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, megjithatë ai nuk ka arritur të ketë performancë të mirë duke grumbulluar vetëm 54 vota deri tani./Lajmi.net/
Lulzim Zhegrova, babai i Edon Zhegrovës grumbullon shumë pak vota nga votat me postë të diasporës