Qytetari incizioi një shofer teksa tejkalonte në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Kaçanik, Policia e dënoi
Policia e Kosovës bëri të ditur se sot policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26.02.2025 kishte kryer një kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të fshatit Nikaj, Kaçanik, duke tejkaluar një veturë tjetër në zonën e shënuar me…

Lajme
Policia e Kosovës bëri të ditur se sot policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26.02.2025 kishte kryer një kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të fshatit Nikaj, Kaçanik, duke tejkaluar një veturë tjetër në zonën e shënuar me vijë të plotë.
Pas verifikimit të pamjeve video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë të raportojnë çdo shkelje në komunikacion.
Shkeljet mund të raportohen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë: 192; 0290/326-250; 0290/322-406
Të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë thonë nga Policia.