Senatori amerikan: Kjo ishte një fatkeqësi e plotë, Zelensky duhet t’i kërkojë falje Trump

Senatori amerikan, Lindsey Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, ka dënuar siç thotë ai “mosrespektin” e treguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Graham e quajti takimin në Shtëpinë e Bardhë një “katastrofë të plotë”, duke shtuar se ai “nuk kishte qenë kurrë më krenar” për Donald Trump. Sjellja e Zelensky…

Bota

28/02/2025 23:06

Senatori amerikan, Lindsey Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, ka dënuar siç thotë ai “mosrespektin” e treguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Graham e quajti takimin në Shtëpinë e Bardhë një “katastrofë të plotë”, duke shtuar se ai “nuk kishte qenë kurrë më krenar” për Donald Trump.

Sjellja e Zelensky tani e bën “pothuajse të pamundur t’i shesë popullit amerikan se ai është një investim i mirë”, u tha Graham gazetarëve.

I pyetur nëse Zelensky duhet të largohet, Graham u përgjigj: “Ose duhet të japë dorëheqjen, ose të dërgojë dikë me të cilin mund të bëjmë biznes, ose duhet të ndryshojë”.

Graham gjithashtu i bëri thirrje Zelenskyt që t’i kërkojë falje Trump ose të pranojë pasojat në një intervistë me Fox News.

“Dua që ai të thotë: “Kam bërë një gabim të madh në dëm të vendit tim dhe marrëdhënieve me SHBA-në dhe nëse do të më duhej ta bëja përsëri, do ta bëja ndryshe dhe më vjen keq”, tha ai.

Lajme të fundit