Nga VV dalin pro Zelenskyt pas përplasjes me Trump

Vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë u shoqërua me tensione të larta mes dy presidentëve. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte i ashpër me homologun e tij nga Ukraina duke i thënë se ata janë në telashe të mëdha dhe se këtë luftë nuk mund ta fitojnë, transmeton lajmi.net. “Shteti juaj është në telashe të…

28/02/2025 21:20

Vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë u shoqërua me tensione të larta mes dy presidentëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump ishte i ashpër me homologun e tij nga Ukraina duke i thënë se ata janë në telashe të mëdha dhe se këtë luftë nuk mund ta fitojnë, transmeton lajmi.net.

“Shteti juaj është në telashe të mëdha, ke folur shumë, ju nuk do ta fitoni këtë”, tha fillimisht Trump.

Zelensky u përgjigj menjëherë: “Ne po qëndrojmë fuqishëm, ne ishim vetëm deri tani”.

Trump: “Jo jo nuk ishit vetëm, ne ju kemi dhënë juve 350 miliardë dollarë falë një presidenti ‘idiot’ dhe ju dhamë paisje ushtarake. Nëse do ishit vetëm, nuk do të kishit zgjatur as dy javë”.

Pas përfundimit të takimit, konferenca e paraparë për shtyp u anulua.

Artan Abrashi nga Vetëvendosje përmes rrjeteve sociale i doli në mbështetje Ukrainës me një foto të publikuar ku shkruhet: “Slavia Ukraini” [Lavdi për Ukrainën]

Lajme të fundit