Vodhi 270 euro nga një xhami në Dragash, arrestohet 16 vjeçari

Një 16-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e 270 eurove në dy raste në kasën e “Xhamisë së Vjetër” në Dragash. Policia tha se pas veprimeve operative dhe hetimore, hetuesit kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin e mitur N.R., i lindur më 2009 nga fshati Zlipotok të Dragashit. “Ai është intervistuar në…

Lajme

28/02/2025 14:45

Një 16-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e 270 eurove në dy raste në kasën e “Xhamisë së Vjetër” në Dragash.

Policia tha se pas veprimeve operative dhe hetimore, hetuesit kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin e mitur N.R., i lindur më 2009 nga fshati Zlipotok të Dragashit.

“Ai është intervistuar në prani të punonjësve të Qendrës për punë Socialë dhe avokatit , I dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohej, gjithashtu në çantën e tij u gjetën mjetet që përdorte gjatë vjedhjeve dhe një pjesë të parave që pranoi se ishin vjedhur, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia tha se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Publik për të Mitur dhe i njëjti ka urdhëruar që lëndët të paraqiten me kallëzim penal në procedurë të rregullt.