“Kryeministër hajvan” shkruhet edhe në muret në Pejë, por tre burra përkujdesen që ta fshinë shpejtë atë
Shkrime të shumta në formë grafitesh janë parë së fundi në Prishtinë. Këto shkrime ishin të njëjta “Kryeministër hajvan”. E një shkrim i tillë është bërë edhe në Pejë, por tre burra u përkujdesën që ta fshinë shumë shpejtë atë, duke e larguar kështu nga muri. E shprehja “hajvan” në fakt u vu në pah…

Lajme
Shkrime të shumta në formë grafitesh janë parë së fundi në Prishtinë. Këto shkrime ishin të njëjta “Kryeministër hajvan”.
E një shkrim i tillë është bërë edhe në Pejë, por tre burra u përkujdesën që ta fshinë shumë shpejtë atë, duke e larguar kështu nga muri.
E shprehja “hajvan” në fakt u vu në pah më tepër nga vetë kryeministri Albin Kurti. Natën e zgjedhjeve në ora 00:00, Kurti doli në sheshet e Prishtinës nga ku përshëndeti votuesit e tij.
Por gjatë deklarimit ai iu drejtua edhe liderëve të opozitës, duke i quajtur “hajvana”.
Kësisoj vetë deklarimi i tij më pas iu kthye mbrapsht ku shkrime të shumta vendosen drejtuar atij./Lajmi.net/