Vazhdon numërimi për votat me postë, KQZ njofton se së shpejti do të shfaqen rezultatet në ueb-faqe
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, saktësisht votimit përmes postës. Procesi i numërimit thuhet se është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar. “Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, saktësisht votimit përmes postës.
Procesi i numërimit thuhet se është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
“Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”,thuhet në njoftim.
Nga KQZ u tha se të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.
“Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”./Lajmi.net/