Babait të Naim Murselit i miratohet kërkesa për ta parë djalin
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli gjatë ditës së premte ka kërkuar leje për të parë të birin. Sipas burimeve të Klanit, kjo kërkesë i është miratuar, transmeton Klankosova.tv. Më 27 janar të këtij viti, në emisionin “Kosova Today”, babai i Murselit pati deklaruar se nuk e ka vizituar të birin, duke shtuar se nuk…

Lajme
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli gjatë ditës së premte ka kërkuar leje për të parë të birin.
Sipas burimeve të Klanit, kjo kërkesë i është miratuar, transmeton Klankosova.tv.
Më 27 janar të këtij viti, në emisionin “Kosova Today”, babai i Murselit pati deklaruar se nuk e ka vizituar të birin, duke shtuar se nuk mund të flasë më shumë.
Ai potencoi vetëm: “Nuk po mundem asnjë fjalë, nuk e kam vizituar, jam i shokuar”, ishin fjalët e tij.
Ndërsa më 31 janar, Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e ngritur në vrasjen e të ndjerës. Ai para trupit gjykues në seancën fillestare u shpreh: “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”.