Kërcënoi gruan dhe vëllain e saj me AK-47, gjithçka nisi në sallon për shkaqe xhelozie, Prokuroria e Gjakovës deklarohet për rastin
Një rast i kërcënimit u raportua të ketë ndodhur dje në Gjakovë. I dyshuari raportohet të ketë kërcënuar gruan dhe vëllain e saj. Në lidhje me këtë është deklaruar Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku ndër të tjerash u tha se i pandehuri e ka kryer veprën penale “Kanosje”, transmeton lajmi.net. Sipas informacioneve i njëjti nisi…

Lajme
Një rast i kërcënimit u raportua të ketë ndodhur dje në Gjakovë.
I dyshuari raportohet të ketë kërcënuar gruan dhe vëllain e saj.
Në lidhje me këtë është deklaruar Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku ndër të tjerash u tha se i pandehuri e ka kryer veprën penale “Kanosje”, transmeton lajmi.net.
Sipas informacioneve i njëjti nisi mosmarrëveshjen me të dëmtuarën, për shkaqe xhelozie.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet G.G., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesës, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.G., me datë 26.02.2025, rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë saktësisht në shtëpinë e tij, seriozisht dhe me armë AK 47 e kanos të dëmtuarën bashkëshorten e tij E.G., dhe të dëmtuarin I.H., i cili është vëllai i bashkëshortes së tij se do ti privojë nga jeta, në atë mënyrë që ditën kritike derisa kishin qenë duke ndenjur në sallon midis tyre nis një mosmarrëveshje me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij E.G., për shkaqe xhelozie.
Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 prg.4 lidhur me prg.2 të KPRK-së.
Sipas pikës II të dispozitivit të kërkesës, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.G., me datë 26.02.2025 rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm (thikë) me të cilin mund të shkaktojë lëndim të rënd trupor ose dëmtim të rendë të shëndetit ushtron keqtrajtimin fizik, me qëllim që t’i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër dhe atë viktimës së ndjeshme – bashkëshortes së tij E.G., me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara sipas raportit mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 prg.3 nënprg.3.2 lidhur me prg.2 dhe prg.1 të KPRK- së.
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor PROKURORIA THEMELORE GJAKOVË/ OSNOVNO TUŽILAŠTVO DJAKOVICA/ BASIC PROSECUTION IN GJAKOVA
Sipas pikes III të dispozitivit të kërkesës, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.G., nga koha e pavërtetuar e deri me datë 26.02.2025 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ka mbajtur në posedim armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët nr.05/L-022.
Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 prg.1 të KPRK-së./Lajmi.net/