Nis numërimi i votave me postë, ato nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit të numërimit

Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë nga përfaqësitë diplomatike jashtë vendit është drejtë fundit. Sipas KQZ-së numërimi i këtyre votave ka arritur në 93%, derisa tanimë ka filluar edhe numërimi i votave me postë. Numërimi i votave me postë ka nisur ani pse ende nuk është përmbyllur ai për përfaqësitë diplomatike. Numërimi për…

Lajme

28/02/2025 10:37

Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë nga përfaqësitë diplomatike jashtë vendit është drejtë fundit.

Sipas KQZ-së numërimi i këtyre votave ka arritur në 93%, derisa tanimë ka filluar edhe numërimi i votave me postë.

Numërimi i votave me postë ka nisur ani pse ende nuk është përmbyllur ai për përfaqësitë diplomatike. Numërimi për këtë është duke u zhvilluar prej të mërkurës dhe deri tani janë numëruar mbi 90 për qind e vendvotimeve.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, janë numëruar 40 kuti nga 43 sa janë në total.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka 80.75 për qind, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 7.48 të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 7.45 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1.93 për qind.

Numërimi ka filluar të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, për 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025 dhe morën pjesë 15 mijë e 352 votues, apo 75.57 për qind e numrit që ishin regjistruar si votues./Lajmi.net/