Aksidenti i ndodhur më 20 shkurt në Grashticë të Prishtinës, vdes njëri nga personat e përfshirë në të
Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 20 shkurt 2025, në fshatin Grashticë të Prishtinës. Si shkak i këtij aksidenti dje ka ndërruar jetë një person që po vazhdonte të trajtohej në QKUK. Në këtë aksident ishin përfshirë një autobus dhe dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kishin pësuar një mashkull dhe dy…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 20 shkurt 2025, në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Si shkak i këtij aksidenti dje ka ndërruar jetë një person që po vazhdonte të trajtohej në QKUK.
Në këtë aksident ishin përfshirë një autobus dhe dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kishin pësuar një mashkull dhe dy femra.
“Fsh. Grashticë, Prishtinë / 20.02.2025 – 17:23. Është raportuar se ka kishte ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve dhe një autobusi me drejtues: një femër dhe dy meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra kosovarë, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin me 27.02.2025 është raportuar se viktima mashkull i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”./Lajmi.net/