Moti për sot

Moti sot në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat në disa vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius ndërkaq, maksimalet nga -9 deri në 14 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë nga…

Lajme

28/02/2025 09:07

Moti sot në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat në disa vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius ndërkaq, maksimalet nga -9 deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të disa qendrave të presionit të ulët, të cilat kanë përfshirë disa rajone të Evropës.