FFK merr vendim për ndeshjen Liria-Vëllaznimi
Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore kundër klubit të futbollit ‘Liria’ për ndeshjen kundër Vëllaznimit në Ligën e Parë ku pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e skuadrës mysafire. “Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas…

Sport
Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore kundër klubit të futbollit ‘Liria’ për ndeshjen kundër Vëllaznimit në Ligën e Parë ku pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e skuadrës mysafire.
“Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “ Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.