Komuna e Ranillugut ndan afro 1 mijë euro për sete kozmetike për 8 mars

Komuna e Ranillugut, me kryetare Katarina Ristiq Iliq po kujdeset që grave të institucionit komunal t’iu japin dhurata me rastin e 8 marsit, ditës së gruas. Për këtë, kjo komunë ka hapur tender për furnizimin me sete kozmetike, shkruan lajmi.net. Për këto sete kozmetike, Komuna e Ranillugut ka ndarë plot 990 euro. Tek përshkrimi i…

Lajme

26/02/2025 14:00

Komuna e Ranillugut, me kryetare Katarina Ristiq Iliq po kujdeset që grave të institucionit komunal t’iu japin dhurata me rastin e 8 marsit, ditës së gruas.

Për këtë, kjo komunë ka hapur tender për furnizimin me sete kozmetike, shkruan lajmi.net.

Për këto sete kozmetike, Komuna e Ranillugut ka ndarë plot 990 euro.

Tek përshkrimi i kërkesës, Komuna e Ranillugut ka kërkuar që çdo set kozmetik të përmbaj të paktën 3 produkte dhe të jetë i paketuar në qese ose kuti. /Lajmi.net/